Kush është djali që i mori zemrën Sindit?

By

Tashmë është e ditur që Sindi Loci nga “Për’puthen” është në një lidhje dashurie shumë të lumtur.

Pas daljes nga emisioni ajo gjeti dashurinë e saj të parë dhe disa detaje i ndau me ndjekësit e saj.

Sindi, një vajzë e dashuruar! Këto janë detajet që sapo na zbuloi për lidhjen e saj

Së fundmi, u përfol se ajo dhe i dashuri i saj ishin ndarë pak kohë pasi kishte konfirmuar lidhjen e saj.

Mirëpo, pas disa postimeve që ngritën këto dyshime tek ndjekësit e saj ajo sqaroi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

U nda nga i dashuri? Sindi zbulon se çfarë në të vërtetë ndodhi!

Gjatë gjithë kësaj kohe Sindi ka mbajtur të fshehur identitetin e djalit që i ka marrë zemrën, por ajo ndau një detaj me ndjekësit e saj.

Teksa i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi të Instagram ajo tha, “Shqipe të Kosovës e kemi cunin”, duke lënë të kuptohet se djali që i ka marrë zemrën është nga Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm