Sezoni i ri televiziv nis së shpejti e bashkë me të rikthehen edhe formatet më të dashura të publikut.
Organizimi më i madh i skenës mediale kosovare, ai i Big Brother VIP poashtu do të ketë një sezon të tretë, pas të dytit të theu çdo rekord duke grumbulluar miliarda klikime.
E kurreshtja është shumë e madhe për gjithçka mbi sezonin e tretë.
I ftuar në emisionin Kosova Today, moderatori Alaudin Hamiti, teksa fliste për çmimin “Performanca më e lartë” dhënë për Kosovën nga kompania e patentës, Banijaz, u pyet për sezonin e radhës.
Ai tha se gjithçka do të kuptohet në shtator, duke lënë pa përgjigje të gjitha pikëpyetjet.
JEHONA: Kurreshtja nis gjashtë muaj më herët. Nga momenti kur ndalen dritat. Çka mund të zbulosh?
DINI: Nuk mund të zbuloj asgjë. Po besoj i keni lexuar lajmet, ato mbesin lajme në mendjen e atyre që i lexojnë dhe si duan ta perceptojnë lajmin. Po besoj në shtator zbulohet gjithçka se çka do të ndodh me Big Brother VIP Kosova 3.
KRONI: Pra do kemi 3-shin gjithsesi.
DINI: Po patjetër, si mbetet të shihet
JEHONA: Pra të gjitha lajmet duhen injoruar?
DINI: Nuk do të thotë me i injoru por le t’i marrin në formën si dojnë ata.