Marina, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, që shumë herë është kthyer në personazh të mediave rozë për shkak të hireve të saj seksi, ka pasur dje një ditë të shënuar në jetën e saj.
Pos ditëlindjes, Marina ka shpallur edhe fejesën me djalin që i ka marrë zemrën.
Emri i tij është Edi Ismaili dhe siç thonë miqtë e afërt të çiftit ata jetojnë prej kohësh një histori dashurie. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marina, me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, çka ka sjellë edhe ndryshimin e statusit të saj privat në Facebook.
Urime çiftit! /prive.al