Futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe e fejuara e tij, Leonita Lekaj me disa fotografi profesionale të veshur në rrobat e nuses dhe dhëndrrit bënë publik lajmin që po martohen.
Normalisht, nga ky moment pritej edhe organizimi i menjëhershëm i dasmës me familjarë e miq në Kosovë.
Megjithatë, një event i tillë duket të mos jetë parashikuar brenda pak javëve.
Nga burime jo zyrtare, portali jonë ka arritur të mësoj që ceremonia do zhvillohet më vonë shkaku i familjarëve e shokëve të Granitit që në këtë periudhë janë të impenjuar me profesion.
E pikërisht në këtë periudhë, Leonita shoqëruar me vajzën e axhës të Granitit ka vendosur të pushojë duke u nisur nga Prishtina drejt një destinacioni të pazbuluar. Pushime të mbara, vajza! /Prive.al/