Me tu kthyer në Kosovë nga një qëndrim i gjatë në Zvicër, Mozzik ka bërë blerjen e vitit.
Reperi i famshëm shqiptar, po e përfundon vitin 2018-të me një blerje të një shifre goxha të kushtueshme. Ai ka vendosur që të shpenzojë shumë për makinën e tij të re të tipit “Range Rover”.
Një “Range Rover Velar” është zgjedhja që ka bërë Mozzik për veten, duke e spikatur veturën e kësaj marke, në ngjyrë të kuqe.
Me shumë prezencë, sigurisht me lëvizje dinamike dhe një veturë jashtëzakonisht e bukur, Range Rover-i i Mozzik, kushton 82 mijë dollarë.
Ta gëzosh Mozzik.