Kur pritet të ‘shpërthejë’ Dafina Zeqiri?!

By

Ka tash e një kohë të gjatë që Dafina Zeqiri i ka vënë vetes një synim të qartë – famën ndërkombëtare.

Nga një vajzë me fare pak lidhje e rrjet përtej oqeanit ajo arriti të depërtoj nëpër rrethe relativisht me ndikim.

Këngëtarja ka punuar për muaj të tërë në projekte të reja e videoklipe siç edhe kishte raportuar Prive paraprakisht.

Fundi i 2016-tës e Janari i 2017-tës u përmendën si terma kohorë ku mund të shijohen frytet e para të punës së madhe por muajt kaluan dhe nga Dafina nuk dëgjuam gjë!

Megjithatë, duket se jo më! 

Merret vesh se sipas të gjitha gjasave, muaji Mars do jetë shumë i rëndësishëm për Dafinën e cila do të ndërmarrë hapat e parë të paralajmërimit të projekteve të reja e mbase edhe publikimit të tyre.

Numërimi prapa ka filluar dhe gjërat priten të qartësohen brenda disa javëve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm