I fejuar prej kohësh me Belkiz Keran, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, e ka mbajtur më të fshehtë nga publiku këtë pjesë të jetës private.
Megjithatë, ai ende nuk e ka bërë të ditur se kur do t’i japë fund beqarisë.
Në edicionin e së shtunës në Prive, ai do të përgjigjet në disa nga pyetjet e Vlorijan Halilit lidhur me jetën personale, përfshirë atë se kur do të martohet!
Për më tepër, tani pasi i përfundoi të gjitha ndeshjet me sukses me reprezentacionin futbollistik të Kosovës, futbollisti Rashica, i ka nisur pushimet me të fejuarën e tij, Belkiz Keran.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës i cili luan në Bundesligan gjermane gjatë gjithë sezonit ka rrallë herë mundësinë për të vizituar Kosovën, megjithatë zgjodhi që të largohet pak nga këtu për pushime.
Ai është nisur për në ishujt Maldive, ndërsa ka publikuar një seri me fotografi në rrjetet e tij sociale.