Karriera e Era Istrefit prej disa kohësh është në një “standby”.
Këngëtarja e njohur shkaku i çështjeve kontraktuale është dashur të mungojë me projekte të reja, e në rastin më të keq, të shoh teksa publikohen këngë të cilat i ka harruar që i ka realizuar dhe nxjerrja e tyre bëhet pa dijeninë e saj.
Por, pritja e rikthimit nuk do jetë e pafundme dhe fatmirësisht, do të marrrë epilog shumë shpejt.
Në heshtje, Era ka punuar shumë projekte muzikore të cilat do t’i publikojë në momentin e parë kur ligjërisht mundet ta bëjë një gjë të tillë pas përfundimit të obligimeve kontraktuale me label-in e dikurshëm.
Se ky vit do e sjellë momentin e shumëpritur, e ka lënë të kuptohet vet Era.
Ajo e ka veçuar një koment të një fansi që kërkonte ta bënte një gjë të tillë “nëse 2022-a do jetë viti yt”.
Shumë gjëra të mira na presin dhe numërimi mbrapsht vetëm se ka nisur! /Prive.al