Si prezantuese e emisionit Procesi Sportiv, ndër vite Marina Vjollca ka rastisur të takoj persona të ndryshëm nga fusha e artit, politikës e jo vetëm.
Por, përderisa sot mjaftohet me fotografi ku shfaq linjat e saj me veten në fokus të parë dhe kontakti i vetëm që ka me mysafirët është pothuajse i kufizuar brenda minutazhës së emisionit, dikur gjërat ishin ndryshe.
Bukuroshja nuk përtonte as të tregonte në profilin e saj në Instagram përshtypjet për mysafirët. Ndër më të veçantët, ishte pa dyshim Kresha në vitin 2013.
Reperi i cili njihet nga të gjithë për informatat me bollëk që i ka për futbollin e pati mahnitur Marinën në një bisedim pas puntatës së emisionit.
‘Më ka befasuar sot Mc Kresha. Dijet që kishte rreth futbollit, rrallë i kam hasur edhe në specialista. Je super @tavnikcity’ – kishte shkruar prezantuesja në postimin e saj që ishte pasuar me komplimenta edhe nga reperi i njohur i grupit PINT.
Ndryshe, pikërisht roli i saj si prezantuese e sportit është përfolur si diçka që Geti e ka ‘halë në sy’. Me lidhjen e saj me Getoar Selimin i përfolur shpesh si xheloz, një postim i tillë sot do ishte ‘shumë i bukur për të qenë i vërtetë’. /Prive.al/