Kur gjithë po flasin për shtatzëninë, kjo është risia e fundit nga Xhensila

By

Është shndëruar në kryetemë me dyshimin mbi shtatzëninë e mundshme.

Mbi këtë temë, portalet e kanë lakuar emrin pothuajse çdo ditë përgjatë javëve të fundit.

Por, nga Xhensila ka risi edhe në sferën muzikore.

Siç kishte paralajmëruar Prive.al muaj më parë, ajo do të sjellë një bashkëpunim me Ardian Bujupin përgjatë javëve në vazhdim.

Kënga do jetë edhe me videoklip, i cili do të realizohet javën që po vjen në Tiranë.

Duket se Xhensila e ka menduar mirë edhe karrierën duke mos lënë boshllëk të theksuar përgjatë muajve të pritjes së ëmbël. Dueti me Ardian Bujupin pa dyshim se do jetë sukses më vete… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm