Kur Ganimete Musliu nuk e dinte emrin e saj (VIDEO)

By

Është një ndër deputetet më aktive të Kuvendit të Kosovës.

E shohim shpeshherë teksa ngret zërin në legjislaturë por e përfolur dhe e komentuar është shumë edhe për veprime të ndryshme teksa shpesh bëhet edhe ‘virale’ në internet.

Mjafton një postim i saj ku përqesh mentalitetin e stereotipeve regjionale që ajo të shndërrohet në lajm.

Por sa e keni njohur Ganën dhe përditshëmrinë e saj? Ekipi i emisionit Prive nëpërmes një interviste e sjellë atë më ndryshe seq jemi mësuar ta shohim. Ajo veq tjerash e tregon një rast shumë qesharak derisa shpalos kujtimet e klases së parë.

“Nuk e kam ditë emrin tim deri në klasë të parë,familja dhe rrethi më thërrisnin Gone, e kur mësuesi e klasa më thërrisnin Ganimete nuk e dija që po më drejtoheshin mua”
Ndryshe Ganimete Musliu shprehet ti pelqën teksa e thërrasin Gone pasiqë e di që vetëm më të dashurit e saj e thërrasin ashtu./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm