Shquhet si një nga femrat më të bukura shqiptare. Falë fizikut të saj arriti edhe të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe.
Por Afërdita Dreshaj u përfshi si shumë të tjera nga ‘sindroma’ për të ndërtuar karrierë edhe në muzikë.
Megjithatë këngëtarja në rrjete sociale ka risjellë në kujtesë përmes një fotoje faktin se me këngë nuk ka filluar të merret vonë.
‘Gjithçka nisi në moshën 10 vjeçare. Kjo ishte ajo çfarë babai im donte që unë të bëja’ – ka shkruar Afërdita në imazhin ku shihet teksa këndon me gjasë në organizimet shkollore të asaj kohe.
Kujtojmë se projekti i fundit i Dreshajt ishte ‘Topless’ në bashkëpunim me Agon Amigën që ngjalli polemika duke krijuar ‘skandalin’ e shumëpërfolur të verës. /Prive.al/