Pak ditë më parë përmes një fotografie të postuar në Facebook kuptuam se ‘Bilbilat e Mushtishtit’ janë bërë sërish bashkë për një këngë të re.
Prive mëson se projekti i Motrave Mustafa, Remzie Osmanit dhe Shyhrete Behlulit tashmë është i përfunduar tërësisht.
Përpos në realizimin e këngës, punët janë të kompletuara edhe në videoklipin për të cilin është përkujdesur EMF Creative.
E tëra që ka mbetur është që të caktohet momenti i lançimit të këngës. Duke pasur parasysh faktin se ky bashkëpunim po pritet nga fansa të shumtë, me gjasë as publikimi nuk do të vonojë për shumë kohë. /Prive.al/