Të dy babë e bir, Sabri dhe Ermal Fejzullahu, janë nda figurat më të dashura të muzikës shqiptare.
Për vite na janë sjellë këngë që zor se do të shlyhen nga memoria kolektive, por për shumë gjatë nuk i kemi parë bashkë në një këngë.
Para disa kohësh, Ermali kishte pohuar se do të rikthente këngët e tij të vjetra, mirëpo publiku shfaqi një interesim të madh ta shihnin në një bashkëpunim me të atin.
Dhe diçka e tillë duket se do të ndodhë shpejt! Në një postim në Instagram, një ndjekës e pyeti se kur do të ndodhë një bashkëpunim me Sabriun, ai u përgjigj shumë shpejt. /Prive.al