Grupi i reperëve P.I.N.T janë një familje e madhe, ama vetëm me anëtarë djem!
Asnjë vajzë repere ende nuk i është bashkuar grupit, por kjo s’do të thotë se në P.I.N.T nuk do të kemi vajza në të ardhmen!
Këtë e ka thënë edhe njëri nga themeluesit, Kreshnik Fazliu i njohur me emrin artistik si Kresha.
I pyetur nga Klan Kosova gjatë një interviste të realizuar në Sunny Hill Festival, reperi ka thënë se të ketë vajza në grup nuk është diçka e domosdoshme për momentin, por kjo s’do të thotë se s’do të ketë prurje nga kjo gjini.
“Nuk është e domosdoshme por nëse vjen ndonjë cikë që u përshtatet presdispozitave që i kërkon PINT do jetë e mirëseardhur. Repi nuk i takon një gjinie por tërë njerëzimit. Ka plot vajza që janë të talentuara dhe duhet të vazhdojnë të ëndërrojnë sepse fundja, të gjithë jemi ëndërrues”, ka deklaruar reperi.
Ndiqeni të plotë intervistën në linkun më poshtë: