Sara Hoxha trashëgimtarja e Top Channel, gushtin e kaluar u martua me prezantuesin e njohur Ledion Liço. Ata janë prindër të një djaloshi dy vjeçar që quhet London Noor.
Ajo dha lajmin se është sërish në pritje të ëmbël, përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale.
Madje Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias, pozoi me barkun e rrumbullakosur që na la të kuptojmë se ajo është disa muajshe shtatzënë.
Ajo së fundmi është në pushime dhe si duket çastet e relaksit po i kalon edhe duke lexuar libër që ta ndihmojë në kohën e paslindjes, kur të vie në jetë fëmiu i dytë.