Pas intonimit të ‘Rreth flamurit’ i cili dridhëroi jo pak shqiptarë, ishte tashmë edhe himni i dytë i shqiptarëve ‘Kuq e Zi’, ai i cili mbizotëroi dje stadiumin francez.
Pikërisht loja Shqipëri-Francë, u bë edhe eventi ku të gjithë tifozët që ishin prezent, e kënduan njëzëri ‘Kuq e Zi’, duke bërë kështu edhe njëherë që të lënë gjurmë të pashlyeshme në memorien e të pranishmëve, dhe jo vetëm.
E kjo formë e të përkrahurit vendlindjen, nuk kaloi edhe pa u vënë re nga vet UEFA për futboll evropian, ku të cilët në faqen e tyre zyrtare u shprehën ‘Kombëtarja Shqiptare e Futbollit përsëri duke u mbështetur nga një numër i madh i tifozëve‘.
E gjithashtu vlen të ceket që falenderimi i takon edhe autorëve të këngës,Florit e Elvanës, që bënë që kombi shqiptar të bëhet sërish bashkë në një melodi./Prive.al/