Pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale, moderatori i “NIN” në Klan Kosova, Alaudin Hamiti njoftoi intervistën me Getoar Selimin.
Reperi në këtë formë i rikthehet ekraneve televizive kosovare në paraqitjen e parë prej afro tetë vitesh.
Në këtë intervistë, ai do të flasë si asnjëherë më parë (dhe kur themi asnjëherë e kemi seriozisht) mbi të gjithë rrugëtimin jetësor përfshirë polemikat, ndarjet në karrierë, suksesin e aspektin personal.
Getoar Selimi do t’i japë përgjigje të gjithë pikëpyetjeve që kanë ndërmend fansat.
Këtë të diel nga ora 20:40 e dini adresën e vetme ku duhet të mbani televizorin – tek NIN me Alaudin Hamitin në Klan Kosova.
SHËNIM: Për të gjithë ndjekësit që nuk kanë mundësi ta shohin intervistën përmes ekranit, transmetimi do të bëhet drejtpërdrejtë përmes platformave të Klan Kosova në rrjete sociale – Facebook dhe Youtube.
View this post on Instagram