Kuptohet e vërteta: A do performojë sonte Azet në Prishtinë?

By

Shumë zhurmë për asgjë duket të ketë qenë episodi i pakëndshëm me policinë pasditen e sotme për reperin Azet.

Pas thirrjes së policisë në vendin e ngjarjes, parkingun e një prej hoteleve të kryeqytetit, historia duket të ketë pasur epilog të qetë, pa të arrestuar e pa mosmarrëveshje të ngelura peng.

Si rrjedhojë, Azeti pa asnjë problem do të performojë sonte në Zone, i gatshëm ta elektrizojë publikun e shumtë që do të mblidhet për të.

Mezi presim të shohim pamje nga atmosfera që do krijohet sonte. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm