Aktori dhe këngëtari Fatos Kryeziu, këtë javë ishte në Prive për të shpalosur të rejat por jo vetëm nga fusha e artit.
Në një rrëfim për rrugëtimin e tij deri më sot, Kryeziu kujtoi hapat e parë drejt ngjitjes në karrierë dhe momentet kulminante deri më tani.
I dashur nga publiku për shumë role që ka pasur, por pa përkushtim dhe mbështetje vështirë që do të ngjitej lart.
Atributin për gjitë suksesin e tij, artisti Fatos Kryeziu ia dedikon familjes (gruas dhe fëmijëve).
Tani, nga aktrimi e muzika, Fatosi ka nisur dhe një sipërmarrje të re në një televizion në Kosovë./Prive