Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Prezantuesja ka zgjedhur që këtë ditë në të cilën morri qindra urime të festojë bashkë me familjen.
Marina në rrjetin social Instagram ka uruar të voglën e shtëpisë përmes një fotoje ku shfaqet me nënën duke darkuar në një prej restoranteve të Tiranës.
Ajo që ra në sy tek veshja e Marinës ishte pikërisht garderoba që dukej të ishte e parë diku. Pas maicës së veshur javë më parë, prezantuesja ka zgjedhur sërish veshje të Getit.
Këmisha e përdorur në klipin ‘E nxonme’ në vitin 2013 ishte opsioni i Marina Vjollcës për këtë mbrëmje me rastin e ditëlindjes së motrës. Në rast kur si shumë femra ka dilema çfarë të veshë, garderoba e të dashurit po rezulton të jetë një gjetje efikase për bukuroshen shqiptare. /Prive.al/