Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende në Evropë gradualisht janë duke lehtësuar kufizimet e pandemisë.
Ne ende duhet t’i përmbahemi masave thelbësore të higjienës dhe sigurisë në mënyrë që të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të ruajmë shëndetin e atyre që na rrethojnë, thonë ekspertët e sigurisë.
Në një interviste në Medical News Today me Dr. Scott Kaiser, drejtor i shëndetit në Institutin e Neuroshkencës së Paqësorit dhe me Dr. Eva Beaulieu, specialiste e mjekësisë interne u tha se vaksinimet po ndihmojnë, por “ne jemi akoma në një pandemi”.
Cilat praktika të higjienës duhet t’i vazhdojmë?
1:Lani duart
Sipas dr. Kaiser, rregulli numër një është të mbajmë higjienë të mirë të duarve duke i larë në mënyrë korrekte dhe të shpeshtë. Ai këshillon që njerëzit duhet ta bëjnë këtë duke përdorur ujë dhe sapun për 20 sekonda ose më gjatë çdo herë. Duart duhen të lahen “veçanërisht pas frekuentimit të vendeve publik, ose pas kollitjes, teshtitjes ose fryrjes së hundës,” ka shtuar ai.
2: Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini ose kolliteni
Nëse një person kollitet ose teshtin, gjithmonë duhet të sigurohet se po e mbulon hundën dhe gojën kur e bënë këtë, theksoi dr. Kaiser.
3: Dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet
Dr. Beaulieu vë në dukje se dezinfektimi është i një rëndësie të madhe kur bëhet fjalë për parandalimin e përhapjes së patogjenëve. Tavolinat, dorezat, tastierat, telefonat dhe lavamanët e tualetet janë sipërfaqet që duhen t’i kushtohen rëndësi e madhe gjatë pastrimit.
4: Mos shkoni në punë ose shkollë kur nuk jeni mirë
Paraqitja në punë ose shkollë ndërsa nuk jeni mirë me një sëmundje infektive i vë të tjerët në rrezik të prekjes nga virusi thotë dr. Kaiser dhe rekomandon shmangien e paraqitjeve publike.