Pothuajse dy muaj pasi u bë nënë për herë të parë, Genta Ismajli nisi të ndajë detaje me publikun.
Gjatë fundjavës u bënë publik edhe emrat e binjakëvve të saj.
Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj Usta, kanë vendosur emra goxha unik për vajzën dhe djalin, Ivy Blue dhe Icon.
Por, të paktën për vajzën, emri mund t’iu ketë tingëlluar i dëgjuar.
Ivy Blue mund t’iu asociojë me vajzën e Beyonce dhe Jay Z. Çifti që u bënë prindër për herë të parë në 2012-ën e quajtën vajzën Blue Ivy Carter.
Genta ka ndërruar renditjen e togfjalëshit nga “Blue Ivy” në “Ivy Blue”.
Çështja e emrit të vajzës së parë të Beyone dhe Jay Z ishte bërë mediatike qysh dhjetë vite më parë. Ata kishin nisur një betejë ligjore për ta patentuar emrin e të bijës duke paditur një kompani nën pretekstin se shfrytëzonte për përfitime emrin.
Në vitin 2020, gjykata iu kishte dhënë të drejtë çiftit të njohur. /Prive.al