Jetën private me familjen e ekspozon tejet rrallë. Shyhrete Behluli zë vend në media vetëm për projektet muzikore dhe mbrëmjet të cilat i mbush përplot me njerëz që pëlqejnë muzikën e saj.
Megjithatë, rrjetet sociale si pjesë e pandashme e përditshmërisë nuk ka lënë pa kapluar as këngëtaren e mirënjohur që po poston foto nga jeta e saj.
Sot, me një mot të mirë pranveror, Shyhretja bashkë me burrin e saj ka marrë rrugë drejt Maqedonisë.
‘Çaste të këndshme në Strugë’ – ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.
Ndryshe, shumë shpejt nga këngëtarja do publikohet projekti i ri i cili tashmë ka të finalizuar xhirimet. /PRIVE.AL