Pushimet e verës kanë nisur për familjen Xhaka.
Familja ka marrë rrugë drejt Dubait, atje ku po shijojnë peisazhet e diellit përvëlues.
Tashmë kur as Leonita nuk është vetëm dhe ka kunatë pas zyrtarizimit të lidhjes së djalit të madh të Xhakajve, Taulantit, dyshja duket se po shijojnë çdo moment bashkë në një relacion që do e kishte lakmi secila dyshe kunatash.
Këtë e kanë lënë të kuptohet përmes postimeve të përbashkëta Leonita dhe Arbnorja të cilat duken më të lumtura se kurrë.
Në këtë pushim nuk mungojnë as prindërit e Granitit dhe Taulantit teksa neve s’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë që ta shijojnë deri në maksimum. Për një gjë të tillë nuk kemi dilema. /Prive.al