Fituesja e këtij edicioni në Miss Universe Kosova siç tashmë dihet u shpall bukuroshja nga Argjentina, Camila Barraza e cila u kontestua mjaft ditët e para pas shpalljes së saj.
E kjo ndodhi vetëm për faktin se pse një e huaj të fitonte një kompeticion të tillë në mesin e shumë shqiptareve.
Pavarësisht kësaj siç është edhe traditë tek ne “çudia më e madhe zgjatë tri ditë” e pas tyre gjithçka u kthye në normalitet.
Pas fitores Camila u pa mjaft e angazhuar me përgatitje për kompeticionin e madh të Miss Universe ku do të përfaqësojë Kosovën i cili do të mbahet në janar të vitit 2017.
E duket se në mesin e shumë angazhimeve ajo po gjen kohë edhe për relaks teksa dita e sotme e gjen atë në njërin prej vendeve më të bukura në Kosovë.
Ajo vizitën në fjalë e pasqyroi edhe në Instagram teksa u pa e shoqëruar nga një mikeshë e saj.
Për më tepër shikoni fotografitë e publikuara nga vetë bukuroshja. /Prive.al/