Ku mbeti “Ma i madhi n’ven”?!

By

Ka mbi një vit që nuk solli as një projekt vetëm por ishte i ftuar në dy bashkëpunime, atë të Majkit ‘Sjena mo’ dhe në këngën e Luanës ‘Tirana Lifestyle’.

U bënë kohë që Getoar Selimi nuk po sjell këngë solo e as me Tingulli 3nt. Aktualisht në medie më shumë po përflitet jeta e tij private sesa ana profesionale.

Por kësaj pritjeje po i vjen fundi, Prive mëson se Ghettogeasy është në përgatitje të disa projekteve që njëri nga ta do të publikohet shumë shpejt.

Edhe kjo këngë do të jetë në bashkëpunim por këtë radhë kënga është Getit e një tjetër artist do të jetë i ftuar në të.

Ky nuk do jetë bashkëpunimi i vetëm i tij për 2016-të pasiqë pritet që gjatë verës të sjell një tjetër surprizë. /Prive

 

Artikuj të ngjashëm