Meda nuk po ndalet. Pak kohë pasi akumuloi energjitë me pushimin në bregdetin meksikan, këngëtari i është rikthyer koncerteve kudo ku flitet shqip.
E si për çdo artist tjetër, edhe për Medën, festat e ndryshme janë momentet që kalohen larg familjes e pranë fansave që pëlqejnë muzikën e tij.
Në ditët në vijim, këngëtari do të nis një tur disa ditor të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të performojë edhe për Shën Valentin së bashku me kolegen e tij, Vjollca Haxhiun.
Me gjasë edhe pse me një distancë prej mijëra kilometrash, Meda ndoshta ka menduar për një dhuratë për bashkëshorten meqenëse njihet edhe si romantik! /Prive.al/