Kthehet drama tek Mozzik e Loredana? Fansat të shqetësuar nga ky detaj!

By

Janë pa diskutim një prej çifteve më të komentuar në shoubizin shqiptar.

Çdo ulje-ngritje në raportin e tyre është përcjellë me shumë vëmendje, nga mediat e fansat.

Pas një periudhe të shkëputjes nga njëri-tjetri, sivjet më në fund, Loredana dhe Mozzik e zyrtarizuan ribashkimin e tyre me ç’rast sollën edhe këngë të reja bashkë.

Por, sot është rikthyer sërish fokusi tek raporti i tyre dhe kjo jo pa arsye!

Çifti prej javësh s’janë parë bashkë duke bërë që të dyshohet mbi ndonjë krisje të sërishme.

Loredana deri dje ka qëndruar në Kosovë teksa me të mbërritur në Zvicër, duket se ka vendosur ta heqë Mozzik-un nga ndjekësit e saj por jo edhe kompaninë e tij.

No description available.

Njëjtë ka vepruar edhe reperi që sot mbanë “following” vetëm vëllain Getinjon, Hanën dhe faqen e kompanisë së tij “Mozzik flavours”. Ndërkaq fotot, janë po aty..

No description available.

Nuk dihet nëse ky është një ‘trik’ i çiftit apo mund të ketë ndodhur diçka serioze në raportin e tyre. Momentalisht gjithçka ngjan në një “episod të parë” më herët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm