Me të marrë lajmin se Kryeministri aktual i vendit Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje, meqë tha se u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar, këngëtarja Shkurte Gashi ka reaguar në rrjetet e saj sociale.
Haradinaj i cili njihet si komandant lufte dhe ka simpatinë e popullit për kontributin e tij në ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka edhe përkrahjen e komunitetit artistik.
Shkurte Gashi ka hyrë në Insatgram duke postuar në Instastory një foto me Kryeministrin ku shkruan:
“Askush nuk do të mund a njollosë veprën tuaj të pastër që e patët dhe e keni për këtë vend! Gjithmonë me ju përpara Gjeneral! Faqebardhë përpara!”
Ramush Haradinaj dha dorëheqje dje nga posti i kryeministrit, me lot në sy, meqë u ftua nga Gjykata Speciale derisa kjo është hera e dytë që si kryeministër dorëhiqet për tu përgjigjur para gjykatave ndërkombëtare për veprimtarinë e tij gjatë luftës çlirimtare. /Prive.al