Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e priti në kryeministri, yllin botëror, Dua Lipën, të cilën e cilësoi si “vajza jonë e artë”.
Ai tha se Kosova shkëlqen ndryshe me festivalin “Sunny Hill”, i cili sipas tij, u mbajt aty ku e ka vendin, në Prishtinë.
“Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se “Sunny Hill” i shton shije jetës kulturore të Kosovës, teksa shtoi se pas katër ditëve të këtij koncerti është koha t’i thuhet faleminderit Dua Lipës dhe ekipës për provomin që i bënë Kosovës.
“Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.