Krizë e re në lidhjen e Bleros dhe Afronës?! (FOTO)

By

Tre vite bashkë, si për çdo çift tjetër edhe për Bleron dhe Afronën janë shënuar me ulje-ngritje.

Por, ndryshe prej çifteve tjera që kryesisht këto zhvillime i mbajnë për vete, Blero dhe Afrona me gjestet, i lënë të gjithë të kuptojnë mbi krizat.

Një e tillë, pas disa muajsh qetësi duket se po ndodh sot dhe për këtë, janë një varg veprimesh në rrjete sociale që krijojnë dyshimin.

‘Në jetën time nuk më duhet asgjë përvec teje’ –  ishte mbishkrimi që mbrëmë Blero la në fotografinë e vajzës së tij  Tarës në InstaStory.

Sot në mesditë, ka qenë Afrona ajo që ka dhënë një përgjigje indirekte përmes një postimi po në InstaStory ku shprehet: ‘Përsërite derisa ta kuptosh: Mua nuk më duhen njerëz të cilëve nuk ju duhem’ duke lënë të kuptohet se i ka mbetur hatri nga postimi i të dashurit.

Për t’i hedhur benzinë ‘zjarrit’ të dyshimeve, as Blero e as Afrona nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Se a bëhet fjalë për një krizë të shkurtër dhe kalimtare apo serioze kjo mbetet të shihet me kohën. Sidoqoftë, besohet që situata përkon me opsionin e parë pasiqë vetëm pak javë më parë, Blero u shpreh i gatshëm për t’u bërë baba për të dytën herë teksa Prive ka raportuar edhe për shpenzimet marramendëse që janë duke i bërë çifti në banesën e përbashkët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm