Kostumi si personazhet e “Squid Game” për Halloween ndalohet në tri shkolla

By

Tri shkolla fillore në veri të Nju Jorkut kanë ndaluar kostumet e Halloween-it nga hiti i Netflix “Squid Game”, duke thënë se ato mund të trembin nxënësit.

Shkollat ​​- Mott Road, Enders Road dhe Fayetteville Elementary – janë të gjitha pjesë e rrethit shkollor Fayetteville-Manlius pranë Sirakuzës.

Drejtorët e shkollave u kanë shkruar prindërve duke thënë se kostumet janë të ndaluara.

“Squid Game”, seriali më i shikuar i Netflix ndonjëherë, tregon një grup njerëzish që konkurrojnë për para në një seri sfidash. Nëse ata nuk arrijnë të fitojnë sfidën në mënyrë korrekte, ata vriten nga miq me maska.

Seriali, i prodhuar në Korenë e Jugut, u pa nga 111 milionë njerëz në muajin që nga shtatori, kur edhe u lansua. Prindërve të fëmijëve në Mott Road u tha se veshja si në “Suqid Game” është e papranueshme.

“Për shkak të shqetësimeve për natyrën e mundshme të dhunshme të lojës, është e papërshtatshme për lojëra pushimi ose diskutim në shkollë”, thuhej në letër.

“Përveç kësaj, një kostum Halloween nga ky serial nuk i plotëson udhëzimet tona të kostumit të shkollës për shkak të mesazhit të mundshëm të dhunshëm të lidhur me kostumin”.

Artikuj të ngjashëm