Mbrëmë në Klan Kosova këngëtarja Elvana Gjata ka mbajtur një koncert për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës.
Koncerti u organizua nga Anita Haradinaj ndërsa Gjata po që dha spektakël, duke kënduar këngët e fundit nga albumi i saj dhe po ashtu, duke rikrijuar këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës e atë “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha.
Ndërsa mbrëmë ajo ka përjetuar një emocion të vecantë, meqë ishte para publikut kosovar ku edhe e bëri rikthimin pas një pause në muzikë.
“Oj Kosovë e dashur që më dhuron vec dashni. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen që kam për ju, por mbrëmë në koncertin për nder të Pavarësisë, jam ndjerë si kurrë më arë në shtëpinë time”, ka shkruar Elvana, në një postim në Instagram, shoqëruar me fotografi nga koncerti i cili së shpejti shfaqet edhe në Klan Kosova.