Koreografët kosovarë do të protestojnë me performancë

By

Koreografi Robert Nuha ka njoftuar se do të mbahet një protestë në formë të performancës nga koreografë dhe kërcimtarë profesionistë të Kosovës si revoltë ndaj Ministrisë së Kulturës, duke kërkuar që t’u vlerësohet shkollimi i tyre në koreografi.

“Kjo performancë-protestë organizohet nga koreografë e kërcimtarë profesionistë që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës, me qëllimin e vetëm që zëri i tyre të dëgjohet qartë dhe të mos injorohet si deri më tash nga institucioni i MKRS-së”, ka shkruar Nuha në Facebook.

“Me këtë rast, ne kërkojmë vlerësimin e shkollimit tonë në Koreografi, angazhimin dhe konsulencën me ekspertizën e kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë! Fyerjet publike, të cilat tentojnë të zhbëjnë shkollimin tonë, janë të papranueshme”.

Nuha ka thënë që detyrë e ministrit është që t’i mbështesë ata e jo t’i fyejë dhe degradojë.

“Është ky edukim universitar që bën të mundur kontributin tonë në shkollimin e brezave të ardhshëm në Kosovë”.

“Baleti, kërcimi dhe koreografia në Kosovë që pas lufte. Detyrë e ministrisë dhe e ministrit është mbështetja dhe përkrahja e jo të fyhet e degradohet për ditë pa marrë përgjegjësi askush!”.

Artikuj të ngjashëm