Pas konfirmimit të largimit të Eneda Tarifës nga “Portokalli”, menjëherë portalet kanë shkruar mbi atë që e zëvendëson.
Fillimisht, u bë e ditur se prezantuesja e re do jetë Nevina Shtylla.
View this post on Instagram
Madje kjo e fundit u pa edhe në provat e programit bashkë me trupën e aktorëve javën e kaluar duke u marrë si punë e kryer.
Por, Anabel sot publikoi një lajm ndryshe. SIpas burimeve, portali me bazë në Tiranë theksoi se krah Salsano Rrapit do jetë mikja e Nevinës – bukuroshja bjonde Fjoralba Ponari.
Kjo e fundit e ka konfirmuar tërthorazi lajmin përmes një postimi në Instagram ku shprehet:
“Aventura të reja” – shoqëruar me “emoji-n” portokalli.
View this post on Instagram
Nuk dihet nëse në bashkëprezantim do jetë edhe Nevina duke krijuar një trio me Salsanon si dikur kur në kombinim ishin edhe Eneda edhe Xhemi Shehu.
Në të kundërtën, mbetet të shihet se cili ka qenë zhvillimi i minutave të fundit që ka bërë që Nevina të mos bëhet pjesë e programit ndërsa mikja e saj e ngushtë (të paktën siç e dimë deri tani) po! /Prive.al