Ka tash e disa javë që seriali komik ‘O sa mirë’ është rikthyer me sezonin e ri në Klan Kosova çdo të Dielë.
Me risi në koncept, personazhe dhe lokacion, me startin e mirë, ky serial duket se konfirmoi suksesin edhe për një sezon.
Është e sigurtë se pak episode të ‘O sa mirë’ mund t’iu humbasin mirëpo ai që vjen pas dy javësh nuk bën t’iu humbasë asesi!
Stafi i serialit ka konfirmuar se të dielën e datës 24 Dhjetor, në episodin e 122-të, mysafir do jetë Ramiz Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit.
Me natyrën etij të lirshme e shumë komike, pa dyshim se Lladrovci në petkun e aktorit do jetë diçka që s’duhet humbasim. /Prive.al/