Konfirmohet bashkëpunimi i Shkurtes, Norës dhe Bardhit

By

Javë më parë, emisioni Prive përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”, raportoi se Shkurte Gashin dhe Nora Istrefin po i bën bashkë Bardhi në një projekt muzikor.

Kjo këngë mes tre artistëve është paraparë për sezonin e nxehtë të verës.

Disa javë pas raportimit, bashkëpunimi është zyrtarizuar.

Kanë qenë menaxhmentet e artistëve ata që e kanë vulosur bashkimin e forcave duke e paralajmëruar projektin nën mbishkrimin “vjen së shpejti”.

Datë nuk ka ende mirëpo besohet që nuk do të vonohet shumë. Gjithçka vjen së shpejti! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm