Kompletohet përbërja: Zbulohet emri i fundit në ‘Dance with me 6’ (FOTO)

By

Edicioni i 6-të i ‘Dance with me’ do të fillojë një javë me vonesë nga tradita të Hënën e datës 23 Shtator në televizionin Klan.

Ky program i cili ka prodhuar shumë lajme këtë vit për shkak të ndryshimeve në juri dhe çiftet pjesëmarrëse duket se është kompletuar në kast vetëm pak ditë përpara nisjes.

Pas raportimeve se nga programi janë tërhequr Çiljeta Xhilaga dhe Marsela Çibukaj, më në fund është gjetur partnerja e Valer Kolnikajt.

Mësohet se këtë rol do ta marrë Stela Kotri, prezantuesja e cila vitin e kaluar u shfaq nën logon e ‘Top Channel’ si moderatore e programit ‘Në shtëpinë tonë’. Për arsye të panjohura, ajo u largua nga ky program dhe televizioni në fjalë dhe duket se është gati për një sfidë të re, tashmë kur edhe koha më e madhe në dispozicion ia mundëson një gjë të tillë.

Interesantja e kësaj lëvizje është fakti se ajo do e ketë rival në një prej çifteve Florian Agalliun, partnerin televiziv në sezonin e shkuar.

FOTO: Stela Kotri dhe Florian Agalliu

Tashmë mund të thuhet zyrtarisht se çiftet e këtij edicioni janë: Eduart Ndocaj e Kejvina Kthella, Florian Agalliu dhe Era Rusi, Mateus Frroku dhe Eliona Pitarka, Ermal Peçi dhe Eva Murati dhe Stela me Valerin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm