Vera Ora, nëna e yllit botëror Rita Ora në vazhdimësi ka dëshmuar se është një nënë tipike shqiptare.
As komenti i fundit nuk kishte si të përbënte përjashtim.
Në shkrepjet e Ritës nga Sindei i Australisë ku duket se është ‘djegur’ pak nga dielli përvëlues i hemisferës jugore, këshilla e Verës ka qenë definitivisht e vyer.
View this post on Instagram
“Rita Pita lyju pak me kos se koke djeg” – ka qenë komenti i zonjës Ora në fotografinë e ndarë nga Rita me ndjekësit.
Komentet e pëlqimet nga fansat shqiptarë sigurisht që kanë qenë të shumta pas kësaj këshille. /Prive.al