Këngëtari Ermal Fejzullahu pos që është aktiv me sjelljen e projekteve të reja muzikore, herë pas here i angazhuar mbetet edhe në postime në mediat sociale.
Këisoj, së fundmi ai ka ndarë një fotografi mjaft të ëmbël.
Bëhet fjalë për një imazh ku ai shihet duke pozuar me të bijën Anën.
“Ana, princesha e babit”, ka mbishkruar Ermali.
Përndryshe, dje Ermali u bë bashkë me Luiz Ejllin e DJ Gimi-O për të sjellë bashkëpunimin e tyre – “Mos luj”.
Pa i mbushur 24 orë, kënga u klikua mbi 1 milion herë në YouTube.