Dy botëra krejt të ndryshme nga njëra tjetra.
DY këngëtare të cilat i bashkon vetëm zëri i bukur që kanë, përndryshe zhanri muzikor që kanë zgjedhur për të vazhduar në karrierë, i distancon shumë nga njëra tjetra.
Fifi një vajzë me zë potent dhe në stil urban të të kënduarit, e nganjëherë edhe në ujërat e muzikës rep dhe Remzije Osmani, një yll i muzikës popullore shqiptare, kanë bashkuar forcat për një duet.
Prive merr vesh se dyshja po realizojnë këngë bashkë, ndërsa dueti po që do jetë dicka interesante për publikun.
Ky duet i Fifit vjen pasi ajo mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, ku me këngën “Psikopatja Jote” në bashkëpunim me reperin MC Kresha, zuri vendin e tretë. /Prive.al