Në vitin 2010, në moshë fare të re, Dafina Rexhepi arriti të depërtojë shpejt në diskografinë muzikore shqiptare me projektin ‘Ti mi then kufijtë’ në bashkëpunim me Etnon, atëherë Etno Engjujt.
I njejti sukses vazhdoi me bashkëpunimin ‘Delicious’ realizuar me MC Kreshën dhe këngë të tjera përgjatë viteve pasuese.
Por, nga 2012-ta deri në 2017-tën këngëtarja u distancua tërësisht nga skena muzikore shqiptare duke zgjedhur të jetojë larg syrit të publikut në Gjermani.
Në 2017-tën këngëtarja solli dy projekte që e rikthyen, ‘Boi’ dhe ‘Gimme your love’ të cilat ndonëse u mirëpritën, nuk patën impaktin e hiteve të dikurshme.
Por, Dafina duket të mos dorëzohet dhe shumë shpejt do të kthehet fuqishëm, me një imazh të ri i cili sipas të gjitha gjasave do të ndërtohet me bashkëpunëtorë të rinjë.
Këtë e ka paralajmëruar vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale ku duket gati për një kapitull të ri në 2020-tën që është në prag.
Aktualisht s’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë suksese këngëtares së dashur e cila me vokalin e saj dhe atë që personifikon, i mungon goxha estradës sonë. /Prive.al