Sezoni i ri televiziv është në prag të nisjes dhe duket se në televizionin Klan, gjërat janë pothuajse gati.
Një prej formateve që ndiqet shumë e që pritet të rikthehet këtë vit me sezonin e katërt është edhe ‘Dance with Me’ nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe regjisores Vera Grabocka.
Jo zyrtarisht, mediat në Shqipëri tashmë kanë zbuluar listën e gjatë të fytyrave publike që pritet të jenë pjesë e kastit.
Lista nis me Rezarta Skifeterin, Trim jetullahun, Damiano Agalliun teksa Prive.al ka arritur të mësoj se aventurës do t’i bashkangjitet edhe këngëtarja Rovena Stefa.
Stefa, e cila tash e sa vite aktivitetin kryesor e zhvillon në Kosovë duket se për ‘Dance With Me’ do i rikthehet vendit ku u lind e u rrit.
lajmi vijon nën foto
‘Negociatat’ po vazhdojnë edhe për një moderator nga Kosova i cili pritet të konfirmohet përgjatë ditëve në vazhdim.
Ne do ju mbajmë të informuar për zhvillimet.