Kjo është shuma që Ermal Fejzullahu arriti të grumbullojë si donacion për Shqipërinë

By

Në ditë si këto, vihet në pah më së miri solidariteti mes gjithë popullit shqiptarë.

Aktivistë, qytetarë dhe artistë arritën të grumbullojnë pako e ndihma e të holla dhe ndër ta është edhe këngëtari shqiptar Ermal Fejzullahu bashkë më miqtë e tij.

Së bashku ata arritën të grumbullojnë plot 100,000 euro për të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi natyrore. Donacioni ka fokus rastet më të rënda si pasojë e tërmetit për të sanuar sado pak dëmet që janë shkaktuar.

Ndonëse Ermali ka nguruar të publikojë ndihmën që është bërë ai u bën thirrje të gjithëve për solidarizim.

“Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu.” – shkruan ai në postimin e tij në llogarinë në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm