Edhe një shqiptare pritet të hyjë në tregun tonë muzikor.
Bëhet fjalë për Rinesën, vajzën e cila po pëlqehet jashtëzakonisht në rrjete sociale, me video që po i bën teksa po bën rap.
Prive merr vesh se ajo do të menaxhohet nga Faton Shoshi dhe këtë e konfirmon akoma më shumë një koment i tij në njërën prej videove të cilën e ka postuar Rinesa që në Instagram njihet si Balkanest.
Përveç Fatonit, koment i la edhe Ledri Vula duke shkruar: “Kënga kur?”.
Rinesa akoma nuk ka debutuar tamam në tregun muzikor megjithatë kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti.
Nëse nuk e dini, ajo ishte pjesë e një videoklipi të Alban Skenderajt, për këngën me titull “Lea”./Prive.al