Kjo është pesha e trupit të Jonida Maliqit (FOTO)

By

Këngëtarja Jonida Maliqi, nuk është e kënaqur me peshën e trupit të saj.

Ajo e ka publikuar një fotografi ku tregon nga peshorja, se cila është saktësisht pesha që ka, duke u treguar tejet transparente me ndjekësit e saj në Instagram.

Jonida e cila që një kohë të gjatë i është kushtuar shumë modës, peshon 62 kilogramë dhe këtë e ka treguar përmes një fotografie në rrjetet sociale, ku paralajmëron se nga sot ka nisur një dietë.

Maliqi e ka etiketuar në këtë fotografi një restorant në Tiranë, që shërben ushqime vegjetariane dhe cek se filluar nga sot, do ketë tjetër regjim ushqimor.

Kilogramët e Jonidës nuk janë aspak të tepërt, ngase gjithmonë ajo duket shumë bukur, shto këtu faktin që ajo është edhe nënë e një fëmije. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm