Nëse është një artist në estradën shqiptare që ka spikatur me ide inovative kohëve të fundit atëherë pa dyshim se ai është Capital T.
Reperi ia ka dalë shumë mirë të inkorporoj trendet e fundit të zhvillimit teknologjik me projektet e realizuara.
E edhe promovimet e projekteve të reja ai i ka bërë në mënyrë kreative dhe në këtë linjë është edhe idea për këngën e sapo publikuar ‘Thirrëm n’telefon’.
Capital T ka treguar në profilin e tij në Facebook se fansi i cili merr më së shumëti pëlqime në linkun e shpërndarjes së këngës së re do të marrë një telefonatë nga vetë ai.
‘Ai apo ajo qe e bon share kangen e re “THIRREM N’TELEFON” edhe merr më së shumti pëlqime do kem knaqësinë me ja marr numrin edhe me “Thirr n Telefon” e me nda ni bisede telefonike bashkë’ – ka shkruar Trimi.
Ai nuk ka specifikuar ndonjë thurje që do bënte më të lehtë gjetjen e fansit fatlum, por kjo mundësi ‘e artë’ s’duhet të humbet asesi posaqërisht nga vajzat që ëndërrojnë diçka të tillë nga Kapo. /PRIVE.AL/