Komediani Kevin Hart është parë i shëndetshëm të shtunën – vetëm disa javë pasi pësoi një aksident të tmershëm me makinë.
“Unë jam duke u shëruar”, tha Hart. “Ndihem mirë. Jam i bekuar që jam gjallë”.
Aktori i njohur kishte me vete qese me gjësende pasi doli nga një qendër tregtare në Calabasas, dhe u duk se po ecte mirë.
Por, ai tha se duhet pak durim për ta parë atë sërish në komedi.
“Duhet pak kohë. Tani jam duke pushuar, duke shijuar kohën me familjen dhe duke u shëruar. Kjo është ajo që ka rëndësi tani”, tha ai.
Hart theu shtyllën kurrizore në tre vende.
Ai u shtrua në spital për 10 ditë dhe më pas vazhdoi me terapi fizike, derisa ishte në gjendje për t’u kthyer në shtëpi në fund të shtatorit.