Kjo është dashuria e Vlora Çitakut

By

Ajo është një teze e lumtur dhe krenare.

Këtë e kemi mësuar përmes publikimeve që bën në rrjetet sociale, ku nipi i saj është pothuajse gjithmonë prezent.

Ish Ministrja e Integrimit Europian, tash Ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka një dashuri në jetën e saj.

Dhe ai me padyshim është nipi, për të cilin ajo ka një vend të veçantë në zemrën e saj.

Emri i tij është Arbër dhe ai është një fëmijë tejet i ëmbël, i rrethuar me dashurinë e madhe të tezes, me të cilën e ndanë një Oqean i tërë, ngase ajo për momentin ndodhet me punë në SHBA.

Në një video që Ambasadorja ka publikuar në Instagram, Arbri shihet duke lozur para pasqyrës, ndërsa tezja e tij e ka gjiruar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm